Rrethprerja / syneti

Posted: Maj 19, 2012 in Familja

Cila është pikëpamja e besimtarëve të Biblës

rreth rrethprerjes (synetit).

Nga: Pastor Skender Hoti
Janë shumë çeshtje të ndryshme që janë të lidhura me pyetjen “ A duhet meshkujt të bëhen  synet apo jo. Një çeshtje është fetare, nga mësimi fetar: çka thotë Bibla, Fjala e Zotit? Një tjetër çeshtje është shëndeti, a duhet meshkujt të bëhen synet? Pikëpamja ime si besimtar në Bibel është përshkruar në kombinimin e dyjave.

Sa I përket çeshtjes së parë, për shkak se nuk jetojm më në ligjin e testamentit të vjetër si besimtar, si ritual fetar synetia nuk është më obiligim. Dhe kjo çeshtje nxjerret jasht në Fjalën e Zotit disa here Veprat e Apostujve 15, Galatasve 2:1-3; 5:1-11; 6:11-16; 1 Korintasve 7:17-20; Kolosianëve 2:8-12; Filipianëve 3:1-3. Këto vargje të gjitha proklamojn se të jetuarit me besim në Jezusin, na shpëton nga mëkati, dhe është një veprim kthimi nga vetëdrejtësia tek drejtësia e siguruar e Zotit për ne duke u mbështetur mbi punën e Jezusit dhe veprën e tij në Kryq, kjo bën që Fryma e Zotit të vendoset në ne dhe të rrethprej (bëj synet) zemrën tonë, kjo mandej bën që veprat e mishit, veprat fizike, ritualet të mos vlejn asgjë.

Tek Veprat e Apostujve; Pali kishte një ndihmës kur shkonte në një vend për të hapur një Bashkësi dhe për të shpërndar Fjalën e Zotit, e kam Fjalën për Timoteun, të cilin e bëri synet vet me dorën e tij, ka dy interpretime rreth kësaj çeshtje, njëra është e stilit përendimor që thotë, se ai e bëri për shkak se deshti që kjo çeshtje të mos jetë një pengesë në punën e tij me hebrenjt derisa ai po mbillte Bashkesi dhe shpërndante fjalën e Zotit, kurse e dyta është një interpretim nga teologet besimtar të Biblës që jetojn në lindje që thojn se ai e bëri Timoteun synet për shkak të shëndetit të tij, ishte një çeshtje shendeti edhe nuk ka pasur të bëj asgjë me besimin dhe bindjet. Bibla e jep shumë qart lirin paganëve (që në atë kohë janë quajtur johebrenjet) të mos bëhen synet.  Por Pali refuzoj të bëj kompromis me ata që deklaronin dhe thonin që për të shpëtuar duhet të bëhet synet, sigurisht në kohën e sotme kjo çeshtje nuk aplikohet për të arritur dikënd për Zotin, sepse kjo është bërë çeshtje personale në botën Perëndimore, nëse vendos të bëhet personi për çeshtje shëndeti është në rregull, por në botën lindore ende praktikohet si ritual fetar.

Nëse kjo bëhet si ritual fetar një obligim që të bën të mendosh se do të shpjer ty në parajsë (xhehnet) atëher ti je i humbur sepse synetia as nuk të shpëton dhe as nuk të bjen faljen e mëkateve, as nuk të vendos ty në marrdhënie të drejt apo të padrejtë me Perëndin. Kështu që nëse e bën synetin si ritual fetar duke menduar këto gjëra atëher ti nuk e njeh Zotin fare, ti duhet të kthehesh tek ai të kërkosh atë, dhe të pendohesh për fajet tuaja dhe të besosh në Jezusin, dhe Fryma e Zotit do të vendoset në ty dhe do të bëj synet zemrën tënde.

Nëse ti bën fëmijëve tuaj synetin si çeshtje pastërtie atëher je në rregull dhe mendimi im personal është që ti ta bësh, e sidomos në kohën e sotme dhe mënyrën dhe stilin e jetëses së sotme.

Pra a mundet një besimtar të bëj fëmijet synet, nëse e bën për çeshtje shëndeti padyshim që PO nëse e bën si ritual fetar dhe mendon që po bën diçka të urdhëruar nga Zoti, atëher  bën një gabim  të madhë jo për shkak të bërit synet, po për shkak të motivit të gabuar të  zemrës.

Së bashku me të gjitha format e imoralitetit seksual, seksi para marteses është dënuar shpesh herë në Shkrime (Veprat 15:20; Romakëve 1:29; 1 Korintasve 5:1; 6:13, 18; 7:2; 10:8; 2 Korintasve 12:21; Galatasve 5:19; Efesianëve 5:3; Kolosianëve 3:5; 1 Thesalonikasve 4:3; Juda 7). Bibla na mëson të jemi të ndarë nga dëshira të tilla. Seksi para martesës është po aq gabim sa edhe kurorëshkelja dhe format e tjera të imoralitetit seksual, sepse ato të gjitha nënkuptojnë kryerjen e mardhënies seksuale me një person që nuk është bashkëshorti / bashkëshortja juaj. Seksi ndërmjet një burri dhe një gruaje kur ata janë të martuar, është e vetmja formë e marrëdhënies seksuale të cilën Perëndia e aprovon.

Seksi para martese është bërë diçka e zakonshme për shumë arsye. Shumë shpesh ne përqëndrohemi tek aspekti agrëtues i seksit duke harruar aspektin riprodhues të tij. Po, seksi të sjell kënaqësi, Perëndia e krijoi të jetë kështu. Ai dëshiron që meshkujt dhe femrat të kënaqen me aktivitetin seksual (brenda kufijve te martesës). Megjithatë qëllimi kryesor i seksit nuk është kënaqësia, por riprodhimi. Perëndia nuk e përjashton seksin përpara martesës që të na privojë nga kënaqësia, por që të na mbrojë ne nga shtatzanitë e padëshiruara dhe fëmijët e lindur nga prindër që nuk i duan këta të fundit, ose që nuk janë të përgatitur për të pasur fëmijë. Imagjinoni se sa vend i mirë do të ishte bota jonë nëse njerëzit do të ndiqnin modelin e Perënidsë në lidhje me seksin: do të kishte më pak semundje seksualisht të transmetueshme, më pak nëna të vetmuara, më pak shtatzani të padëshiruara, më pak aborte, etj. Vetëpërmbajtja është politika e vetme e Perëndisë në lidhje me seksin para martesës. Është diçka që shpëton jetë, mbron bebe, i jep marrëdhënies seksuale vlerën e duhur dhe mbi të gjitha, e nderon Perëndinë.
(marr nga gotquestions)